TIRANË

Një situatë kaotike dhe njerëz në panik janë parë tek rruga “Bardhyl” në kryeqytet para pak minutash. Shkak është bërë tymi që ka mbuluar një objekt që ndodhet në katin e parë të një blloku banimi.

Banorët kanë njoftuar policinë dhe forcat zjarrfikëse që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, siç dëgjohet dhe në videon e siguruar nga “BalkanWeb”.

Paraprakisht punonjësit e lokalit dhe banorët janë përpjekur ta shuajnë vetë. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe përse është shkaktuar zjarri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: