ELBASAN- Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kërrabës, në aksin Tiranë-Elbasan, ku një autobus është përfshirë nga tymi. Mësohet se autobusi i mbushur plot me udhëtarë ka pësuar një defekt teknik.

Burime për “BalkanWeb” pohuan se pasagjerët të alarmuar kanë zbritur menjëherë duke kërkuar ndihmë dhe më pas janë evakuuar për shkak të frikës së ndonjë shpërthimit të mundshëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti po rimorkiohet për t’u nxjerrë nga tuneli. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb