Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qendër votimi në Pejë të Kosovës. Mediet raportojnë se një 68-vjeçar është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën fillore “ Xhamil Kada”, i cili është dërguar menjëherë në spital, por ka mbërritur pa shenja jete.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, ka thënë se personi ka pasur probleme shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal.

“Kemi informata se një person ka pasur probleme shëndetësore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal po momentalisht nuk kemi ndonjë informacion”, ka deklaruar Rugova.

Në anën tjetër, lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar për Express drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

Ai ka thënë po ashtu, se përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb