ELBASAN-Panik pranë konvikteve të studentëve të Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan. Mësohet se një makinë ka marrë flakë në ecje, duke shkaktuar frikë tek kalimtarët e rastit, por edhe ata që kanë qenë të ulur pranë lokaleve.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se makina ka qenë me benzinë dhe gaz, ndërsa dyshohet se ky mund të jetë edhe shkaku i zjarrit.

Ndërkohë, falë ndërhyrjes së dy zjarrfikëseve, u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së plotë të shkaqeve të ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb