Pankina e Napolit është kthyer në një nga pankinat më të komentuara në Serie A, kjo pasi bëhet fjalë për kampionët e Italisë. Nuk është e lehtë të zëvendësosh një personazh si Spalletti ndërsa presidenti De Laurentiis prej kohësh po ndjek disa pista. Për momentin në tavolinë kanë mbetur vetëm dy emra, Paulo Souza dhe Christophe Galtier. Souza ka dhënë pëlqimin e tij, është gati të marrë këtë detyrë, por fillimisht duhet të lirohet nga Salernitana, skuadër që ka një kontratë deri në 2025. De Laurentiis duhet të paguaj diçka më shumë se 1 milionë euro për të siguruar shërbimet e Sousa-s.

Christophe Galtier
Christophe Galtier

Në të njëjtën kohë, De Laurentiis ka marrë në konsideratë edhe pistën Christophe Galtier. Trajneri kampion i Francës duhet fillimisht të lirohet nga PSG. Në këtë pikë nuk ka dyshime, PSG pret ardhjen e Nagelsmann për të zyrtarizuar largimin e Galtier. Ndryshe nga Souza që pretendon maksimumi 2 milionë euro, Galtier kërkon 5 milionë euro kesh. Një tjetër emër që është lakuar këtë periudhë ka qenë edhe Antonio Conte, por ish trajneri i Tottenham nuk shfaqi asnjë interesim për këtë pistë, nuk e ka as me nxitim për të marrë drejtimin e një ekipi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb