Pantera e zezë ‘mbyt’ Titanic, duke fluturuar në vendin e tretë të kampionëve të shitjes së biletave të të gjitha kohërave.
Epopeja e James Cameron në anijen e mallkuar, që për 12 vjet kishte mbretëruar në krye të zyrave të shitjes së biletave në Amerikën e Veriut para se të kalohej në 2009 nga Avatar, zbriti në vendin e katërt, pasi super heronjtë e Marvel dhe Disney kanë mbledhur 659.5 milionë dollarë, që datojnë prej 1997.
Në këtë pikë, Black Panther ka vetëm dy rivalë, sipas Box Office Mojo: përveç “Avatar” (760 milionë dollarë), “Il Risveglio della Forza” me 936 milionë.
Ngjitja e Black Panther në vendin e tretë në filmat më të shitur të të gjitha kohërave pritej gjerësisht, shkruan atsh.
Filmi me regjisor Ryan Coogler dhe i vendosur në Afrikë kishte mbyllur arkën e të premtes në mbrëmje me 659.3 milionë bileta të shitura: një shifër që e ka bërë automatik parakalimin ndaj Titanic. Në renditjen botërore Marvel Panther është në vendin e dhjetë me 1.29 miliardë bileta të shitura.