Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare, pas ndeshjes së fituar me Izraelin është shfaqur shumë i lumtur, ndryshe nga herët e tjera. Në intervistë për “rtsh” italiani u shpreh se kombëtarja gaboi në pjesën e parë, por rikuperoi gjithçka në të dytën.

Më në fund një fitore

Po është e vërtetë. Kemi rrezikuar shumë në pjesën e parë, por jo për meritë të kundërshtarit. Lojtarët e tanë gabuan shumë.

A ka ndonjë të përbashkët me De Biazin në lidhje me ndeshjen kundër Izraelit?

Po po ka. Natyrisht ne kemi humbur dy ndeshje me 10 lojtarë që mungonin (miqësore). Ju keni bërë sikur kemi humbur një finale Botërori. Italia ka ngrënë 6 gola dhe nuk e ka bërë kaq të madhe.

Tranferta ne Glasgou

Shumë e rëndësishme, shumë e rëndësishme. Shkojm me një fitore, por kemi për rikepueruar disa probleme. Pastaj do bëjmë ndeshjen tonë.

Nuk ishte një lojë e kënaqshme. Na shpëtoi Strakosha

Në pjesën e parë është e vërtetë. Por për pjesën e dytë duhet të përgëzojmë lojtarët.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb