Lënia jashtë listës e kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli, është shoqëruar me polemika të shumta. Shumë individë të lidhur me sportin e kanë kritikuar Panuçin për zgjedhjen e tij.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-drejtori sportiv i Partizanit, Dritan Dervishi, në një prononcim për “Panorama Sport”.

“Një lojtar zgjidhet për performancat e tij sportive jo prej moshës. Edhe një here ky trajner po tregon mungesë respekti për futbollin tonë…

Ti z.Panuci je për te zgjedhur lojtaret me ne formë dhe jo për te bere profesorin. Ky trajner e ka te sigurt dështimin me arrogancën që po tregon … Mos vendos nga mosha, por nga forma. Disa lojtarë qe ti ke marë në klubet ku luajnë nuk kanë një minutë…

Presidenti Duka t’i kërkoj shpjegim këtij trajneri. Kombëtarja nuk është klub i Serisë C.. Forca kapiten! Asnjë pseudotrajner nuk mund te njollosë historinë tende…”,- u shpreh Dervishi.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/panuci-arrogant-e-ka-te-sigurt-deshtimin-ish-drejtori-i-partizanit-i-pervishet-trajnerit-per-agollin/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb