Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka qenë i ftuar nga “Gazzetta Dello Sport” në vigjilje të sfidës mes Juventusit dhe Milanit, ndërsa ka folur për situatën që po kalojnë kuqezinjtë, dhe i ka dhënë mbështetje trajnerit Xhenaro Gatuzo.

“Po bën atë që duhet për të arritur të paktën në vendin e 4, megjithatë po rrezikon pak. Lacio dhe Atalanta janë aty dhe të afta për të përfituar. Edhe shoqëria e më pas skuadra rriten pak nga pak dhe nëse arrin në Champions atëherë mund të mendosh për të investuar më shumë. Skuadrat e mëdha dinë si të vendosin me një anë euforinë apo zhgënjimin, Gatuzo e di këtë dhe nuk do t’i lejojë të dorëzohen. Besoj se Milani do ia dalë të kualifikohet. Me skemën 4-3-2-1, Gatuzo ka dashur të testojë mënyrë tjetër loje të ekipit të tij. Piatek në 30 metrat e fundit ndihet si në shtëpinë e tij, por sulmuesit janë si titujt në bursë, lëvizin sipas rendimentit. Unë, Gatuzo, të gjithë në trajnerët e rinj duhet të bëjmë autokritikë, të rritemi, të njihemi me ndryshimet e reja. Gatuzo ka folur si lojtar që mendon për t’u përmisuar çdo ditë”, tha Kristian Panuçi.

Më pas shtoi: “Unë, Gatuzo, të gjithë në trajnerët e rinj duhet të bëjmë autokritikë, të rritemi, të njihemi me ndryshimet e reja. Gatuzo ka folur si lojtar që mendon për t’u përmisuar çdo ditë”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb