Tomas Strakosha u la jashtë ekipit Kombëtar për shkaqe disiplinore, me trajnerin Kristian Panuçi, që nuk toleroi vonesën e tij, duke i bërë një dhuratë të hidhur për 24-vjetorin e tij.

Por ditën e sotme ka ardhur një deklaratë nga ana e mbrojtësit të Lacios, Açerbit, që vlerëson në maksimum gardianin shqiptar.

“Strakosha? Ai është i ri, i besueshëm, i aftë. Unë kam besim te ai, nuk kam pse të shqetësohem për shokët e mi të skuadrës, i besoj atij si ta kisha vëlla”, ishin fjalët e Açerbit që nuk kanë nevojë për shumë interpretim pasi tregojnë qartësisht besimin që ka futbollisti te portieri i Kombëtares shqiptare.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: