Dy javë pas debatit mes Kristian Panuçit dhe Ermir Lenjanit, me mbrojtësin kuqezi që deklaroi publikisht se nuk do të grumbullohej më me Kombëtaren sa kohë italiani do të ishte në krye të stolit të Shqipërisë.


Sot Lenjani ka shpërthyer me një dygolësh në takimin që Sioni luante në fushën e Tunit, dygolësh që vulosi fitoren e skuadrës së Lenjanit. Mbrojtësi shënoi në minutat 21 dhe 33, por goli i parë ishte një perlë e vërtetë.


(j.s/BalkanWeb)