Kristian Panuçi mund të vijë me një tjetër risi në kombëtaren e Shqipërisë. Tekniku kuqezi po ndjek mbrojtësin e Veronës, Marash Kumbulla për të forcuar repartin difensiv për sfidat në eliminatoret e Euro 2020 që nisin në muajin mars. Lajmi bëhet i ditur nga “Calciohellas.it”, portali shumë pranë klubit italian që luan në Serinë B. Në ditëlindjen e 19-të të futbollistit, përveç urimit, ky portal tregon se Panuçi e ndjek me shumë interes.

Kumbulla
Kumbulla

Marash Kumbulla debutoi me Veronën në 27 dhjetor në fitoren 4-0 të skuadrës së tij kundër Çitadelës. Po ashtu, lojtari i ri është pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë. Roli i tij natyral është qëndërmbrojtës, por shumë i fortë fizikisht, ai mund të luajë edhe si mbrojtës krahu.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb