Kristian Panuçi, e ka cilësuar të jashtëzakonshme ndeshjen e sotme, por ka pranuar se tashmë shanset e kuqezinjve ishin thuajse zero për të vazhduar më tek.
“Më vjen shumë keq për djemtë, se kanë bërë një ndeshje të jashtëzakonshme, kemi bërë lojë. Kemi pësuar gol me një rivënie të portierit dhe kjo është shumë e rëndë. Ndërsa të dytin e kemi pësuar me një autogol, por të kthehesh në shtëpi me një 0-2 të luajtur kështu të bën të ndjehesh shumë keq”, tha ai për RTSH.

“Goli i parë? Unë u ktheva, pashë topin që po shkonte te Hemed dhe pastaj pashë përsëritjen. Kemi fjetur, thjesht kemi fjetur.

Është e vështirë tani se duhet të fitosh 3-0 dhe të shpresosh që Skocia të mundë Izraelin, pastaj me pikë jemi të barabarta do të ishim me golavarazh keq. Jemi jashtë, nuk jam dorëzuar, por bëhet e vështirë. Është mëkat, se kemi bërë një ndeshje me shumë cilësi” , tha Panuçi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb