Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, italiani Kristian Panuçi, ka dalë përpara mediave në konferencën tradicionale në vigjilje të ndeshjes, ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Si keni menduar ta ndalni Turqinë?
Sa u takon sulmuesëve të tyre, kam mbrojtës të mirë që luajnë në kampionate të mirë dhe do të bëjnë gjithçka për të ndalur çalhanoglun dhe Jillmaz, sepse i kam parë të karikuar në këtë javë. Ne kemi cilësitë tona, do t’i vëmë në fushë. Herën e fundit që kemi luajtur ndaj Turqisë, e kemi mundur, lojtarët duhet të japin gjithccka në këta 95 minuta lojë. Kemi respekt, por jo frikë.

Çfarë keni parë nga skuadra këto ditë?
Kanë punuar mirë. Është ambient mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër.

Në 2018 Shqipëria shënoi vetëm 3 gola, si keni menduar ta përmirësoni këtë?
Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu.

Duke qenë ndeshja e parë, është e rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë. Çfarë mesazhi u keni dhënë? Ku keni menduar ta godisni? Pika e tyre e fortë?
Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë në presion për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë.

Çfarë ju bën të mendoni se do fitoni?
Duhet të jemi pozitivë. Lojtarët kanë punuar mirë, janë në formë të mirë. Ne kemi cilësi për ta fituar ndeshjen. Do të japim maksimumin.

Si ka ndryshuar futbolli turk? Një lojtar turk luan me Romën, ku keni qenë dhe ju, por nesër nuk do të jetë…
Futbolli turk, si në gjithë Europën, ka rëniet dhe ngritjet e veta. Gëzohem që Under nuk do të jetë nesër, por ka lojtarë të tjerë shumë të mirë, që duhet t’ia kesh frikës. Ka edhe lojtarë patriotë, dhe e shijojnë himnin kur këndohet në fillim të lojës.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb