Pas shkarkimit nga pankina e kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi nuk do të qëndrojë pa punë për një kohë të gjatë. Tekniku do të marrë drejtimin e Romës, por skuadrën U-23 të klubit verdhekuq. Ky i fundit i ka besuar ish-trajnerit të përfaqësueses kuqezi projektin e ri dhe shumë të rëndësishëm që do të nisë nga sezoni i ardhshëm. Roma ka vendosur të krijojë ekipin e 23-vjeçarëve, që do të regjistrohet në Serie C.

1. Konferenca Zyrtare, Fjalet E PanuÇit Para Turqise
1. Konferenca Zyrtare, Fjalet E PanuÇit Para Turqise

Mision kryesor i Panuçit në skuadrën B romane është evidentimi i lojtarëve që do të furnizojnë skuadrën e parë. Bashkë me të, ashtu si në kombëtaren e Shqipërisë, ai do të ketë ndihmës ish-futbollistin tjetër të Romës, Marko Kasetin. Që në kohën kur drejtonte pankinën kuqezi, Kristian Panuçi ishte afruar shumë herë me klubin e kryeqytetit italian. Atëherë, mediat në vend zbuluan edhe një takim të teknikut me drejtuesit e Romës. Tashmë, marrëveshja është zyrtarizuar me ndryshimin e vetëm se pankina e re e Panuçit nuk do të jetë ajo e ekipit të parë, por skuadrës B të klubit roman.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: