ITALI

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat italiane dhe kryefjala e tij është trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi. Sipas “Il Messaggero”,  trajneri italian pritet të rikthehet tek skuadra e Romës si zëvendësuesi i Di Françeskos, raporton “BalkanWeb”.

Media italiane shkruan se trajnerin i Shqipërisë është i gatshëm të largohet. Mes tjerash “Il Messaggero” raporton se Panuçi po qëndron  në prapaskenë dhe në ditët e ardhshme  mund të këtë një takim me drejtuesit e romanëve.

Shijet
Shijet

Kontrata e Panuçit mes Shqipërinë përfundon në vitin 2019, por një ofertë e kripur nga italianët mund ta transferonte me shpejtësi teknikun në ish-skuadrën ku ka luajtur si futbollist, raporton “BalkanWeb”.

“Il Messaggero” thekson faktin se Panuçi do të jetë prezent në “Olimpico” për të ndjekur sfidën e Romës kundër Parmës ditën e shtune. Asgjë deri në këto momente nuk është zyrtare, por media italiane duket se ka zbuluar shumë detaje nga prapaskenat dhe afeksionin që ka Panuçi me Romën.

Skuadra e Romës ndodhet në krizë rezultatesh dhe drejtuesit po mendojnë shkarkimin e trajnerit aktual për ta zëvendësuar më pas me Kristian Panuçin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb