Nuk kanë fund problemet për Kombëtaren. Panuçi tashmë duhet të llogarisë edhe dëmtimet. Eros Grezda është dëmtuar në minutën 35-të në ndeshjen mes Lokomotivës së Zagrebit dhe Osijekut që përfundoi me rezultatin 1-1.

Ai ka dalë nga fusha i dëmtuar. Në ndeshjen me Norvegjinë Grezda ishte nga më të mirët në fushë për tanët, ku shumë të tjerë stonuan. Shpresojmë që dëmtimi mos të jetë serioz pasi në maj kombëtarja do të zhvilloj një tjetër miqësore.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/panuci-me-dhimbje-koke-demtohet-edhe-sulmuesi-me-ne-forme-i-kombetares/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: