Shumë eksperiencë dhe muskuj në mesfushë, por edhe shpejtësi në krahët e sulmit. Duket se do të jetë kjo stradegjia e zgjedhur nga Kristian Panuçi për të nisur me sukses fushatën eliminatore të Euro 2020 me sfidën e parë kundër Turqisë. Në seancën e fundit stërvitore në grumbullimin e kombëtares shqiptare në bregdetin e Durrësit, tekniku ka bërë disa prova për formacionin që pritet të të zbresë nga minuta e parë në “Loro Boriçi”.

Formacioni Shqiperi
Formacioni Shqiperi

Italiani provoi disa alternativa në secilin repart, por projektimi më i mundshëm është ai në modulin 4-3-2-1. Me Strakoshën që u përjashtua nga grumbullimi për dy ndeshjet e marsit, nuk ka asnjë dyshim që porta do t’i besohet Ertrit Berishës. Përpara portierit do të rreshohet mbrojtja me katër. Hysaj dhe Aliji në krahë, ndërsa në qendër Gjimshiti dhe Veseli me këtë të fundit të favorizuar ndaj Ismajlit dhe Ajetit. Forcë, por edhe fantazi në mesfushë.

54523943 2024655024300383 5599668795909079040 N
54523943 2024655024300383 5599668795909079040 N

Shkatërrimi i aksioneve të kundërshtarëve do të jetë punë e Xhakës dhe Abrashit, ndërsa Memushaj ka detyrë organizimin e manovrave ofensive. Në krahët e sulmit pritet të luajnë Uzuni në të djathtë dhe Grezda në të majtë, ndërsa në vijën e parë do të jetë Armando Sadiku i rikthyer në skuadrën kuqezi pas dëmtimit të gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb