TIRANË

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka krahasuar shefin e qeverisë me ish-trajnerin e Shqipërisë Kriatian Panuçin, i cili detyroi Federatën Shqiptare të Futbollit të ndërpriste kontratën më teknikun italian për shkak të rezultateve negative.

Me anë të një reagimi në “Facebook”, Paloka thekson  se edhe pse humbte Shqipëria, Panuçi ishte i predispozuar për të mos pranuar asnjë faj dhe për dështimet akuzonte të tjerët. Sipas tij, italiani u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa kryeministri Rama do të shkarkohet nga populli shqiptar.

“Ishte bere Panuci si Rama! Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve.

Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret.Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje.

Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai. Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 …

Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten. Ramen do e shkarkoje populli… Rama VAFANCULO”, shkruan Paloka në “Facebook”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: