Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4 racione mish viçi, 5-6 panxharë, 3- lgj vaj ulliri, 2-3 thelpinj hudhër, 1 gjethe dafine, Kripë, piper, Majdanoz, trumzë.

Përgatitja

Fillimisht pastrojmë panxharët dhe i presim në kubikë mesatare. Presim dhe mishin në racione dhe e marinojmë me kripë dhe piper.

Në një letër kuzhine (letër pjekje) vendosim panxharët dhe racionet e mishit. Vendosim dhe erëzat së bashku me thelpinjtë e hudhrës dhe vajin e ullirit. E palosim letrën e kuzhinës duke shtuar dhe një letër alumini të cilën e mbyllim mirë dhe e vendosim në një tavë në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Më pas ulim temperaturën në 180 gradë dhe e lemë mishin me panxhar të piqet për rreth 1 orë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: