Pas 34 vitesh pritje PAOK i Selanikut ka arritur të fitojë titullin kampion në Greqi. Ky është i titulli i tretë për klubin nga Selaniku ndërkohë që në të gjithë qytetin ka filluar festa për këtë arritje historike.

PAOK ka siguruar vendin e parë matematikisht vetëm një javë para fundit të sezonit, me fitoren 5-0 ndaj Levadiakos, duke lënë 5 pikë mbrapa ekipin e Olimpiakosin një javë përpara fundit të kampionatit.

Tifozët kanë ndezur fishekzjarrë duke festuar këtë ditë të shënuar për ta, për një titull që udhëton shumë rrallë drejt Selanikut.
@

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: