Ditë të rëndësishme për Milanin, që po kristalizon projektin për të ardhmen në shenjën e Paolo Maldinit. Në pritje të konfirmimeve të bashkëpunëtorëve të tij në klub, Ricky Massara dhe Zvonimir Boban, ish-kapiteni kuqezi ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Rade Krunic. Mesfushori boshnjak vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Empolin, ndërsa për kartonin e 25-vjeçarit Milan ka paguar 8 milion euro.


1143367928.jpg.0
1143367928.jpg.0

Por mediat italiane bëjnë të ditur se Maldini ka në dorë një listë me pesë emra dhe po lëviz shpejtë për të fituar garën me rivalët e merkatos. Gjatë së enjtes, ai ka kërkuar informacion te Fiorentina dhe Napoli për dy futbollistë të tjerë, Jordan Veretout dhe Mario Rui.


17164 76197ab
17164 76197ab

Mesfushori francez kërkohet edhe nga Interi, ndërsa mbrojtësi portugez gjithashtu ka oferta nga skuadra të tjera të kampionatit italian. Ndërkohë, vazhdojnë tratativat e drejtorit teknik të Milanit me Sassuola për finalizimin e tratativave me Sensin.


Dr9yaayxqaeo0w
Dr9yaayxqaeo0w

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, Maldini po monitoron nga afër edhe situatën e Sandro Tonali dhe Denis Praet, dy futbollistë shumë të rinj në moshë dhe që i përshtaten stradegjisë së re të klubit për të ndërtuar një skuadër kompetitive, por pa shpenzuar shumë.
(balkanweb)

Etiketa: