Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku dënoi ashpër sulmet serike me bombë mëngjesin e sotëm gjatë festës së pashkëve në tre kisha dhe tre hotele në Sri Lankë.


Të paktën 185 persona u vranë dhe 469 u plagosën në serinë e sulmeve me bombë në Sri Lankë.


Papa Françesku gjatë lutjes tradicionale të pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit dënoi sulmet. “Dua t’i shpreh afërsi dha dashuri komunitetit krishter i cili ishte shënjestër e sulmeve në kohën e lutjes dhe të gjitha viktimat e shunës së tmerrshme”, tha Papa Françesku.


Papa gjithashtu u lut për vitktimat dhe u dëshiroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Shënjestër e sulmeve me bomba ishin tre kisha në qytetet Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa dhe tre hotele luksoze Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo.

Sulmet ndodhën gjatë festës katolike të pashkëve ndërsa mediat lokale raportojnë se në mesin e të vrarëve ka edhe turistë. BBC raporton se në mesin e të vrarëve janë të paktën 9 të huaj.

Zëdhënësi i ushtrisë së Sri Lankës tha se 8 shpërthime kanë ndodhur në Dematogod në periferi të Colombos.

Gazeta “Daily Mirror” raportoi se me vendim të presidentit të Sri Lankës është shpallur ora policore e cila do të zgjasë nga ora 06:00 e mëngjesit deri në ora 18:00.

Autoritetet në Sri Lankë përkohësisht kanë mbyllur rrjetet sociale Facebook dhe Intagram si dhe rrjetet e tjera për të parandaluar përhapjen e lajmeve të rreme dhe panikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb