Udhëheqësi shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku, i bëri thirrje Bullgarisë që mos të mbyll dyert e saj për refugjatët.

Papa, i cili gjendet në një vizitë dy ditore zyrtare në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, pas takimit të tij me presidentin e vendit, Rumen Radev, mbajti një fjalim në sheshin presidencial.

Ai duke tërhequr vëmendjen se Bullgaria gjendet në pikën e takimit të shumë kulturave dhe qytetërimeve, urë mes Evropës lindore dhe jugore dhe një derë e cila hapet në Lindjen e Mesme, theksoi se kjo nuk është problem, por se është një pasuri.

Papa Françesku, tha se Bullgaria ashtu si vendet tjera evropiane është duke përjetuar një problem me popullsinë, potencoi se përveç shkallës së ulët të lindjeve, migrimi dhe luftërat kanë hisen e tyre në këtë problem.

Ai më tutje i bëri thirrje Bullgarisë, e cila për shkak të përvojave të saj në histori e din shumë mirë se çka do të thotë migrimi, që të mos mbyll dyert e saj refugjatëve të cilët janë detyruar të braktisin vendet e tyre për arsye të ndryshme.

Nga ana e tij, presidenti bullgar Radev theksoi se historia e vendit të tij është e mbushur me luftëra dhe vuajtje dhe ia dinë vlerën paqes, si dhe shtoi se kisha, sinagoga dhe xhamia, e cila gjendet disa metra larg sheshit, kanë qëndruar afër njëra tjetrës me shekuj.

Papa Françesku në kuadër të vizitës së tij në këtë vend u takua edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Nefofit.

Ai nesër do të vizitojë edhe qytezën Rakovski ku jeton komuniteti katolik, ndërsa në kryeqytetin Sofje do të takohet me refugjatët.

Papa të hënën do të qëndroj edhe në Maqedoninë e Veriut për një vizitë zyrtare një ditore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb