ANKARA- Papa Françesk nisi sot vizitën e tij treditëshe në Turqi, ku u takua me presidentin e këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, dhe me klerikun më të lartë mysliman në Turqi, Mehmet Gormez.
“Jam i lumtur që po vizitoj Turqinë, është një vend me bukuri natyrale dhe historike. Është i rëndësishëm dialogu mes vendeve. Pikërisht kur ka dialog dhe mirëkuptim paqja vjen”. Kështu e ka nisur fjalën e tij në konferencën e përbashkër për shtyp me presidentin Erdogan.
Siaps tij edhe lufta kundër terrorizmit arrihet vetëm me tolerancë. Në këtë luftë, shtoi Ati i Shenjtë, Turqia ka përgjegjësi të mëdha për shkak të peshës që ka.
“Theksoj që është e ligjshme të ndalosh agresorin, por gjithnjë sipas të drejtave ndërkombëtare, dua të kujtoj se nuk mund ti besohet zgjidhja e një konflikti vetëm armëve”
Papa Francesku foli më tej për nevojën për të ndaluar ISIS., ndërsa tha se nuk mjafton përdorimi i armëve. “Është e nevojshme impenjimi i fortë i ërbashkët. I bazuar në besimin reciprok, që të mundësohet një paqja, e cila rrjedh jo si pasojë e përdorimit të armëve. Luftat e vërteta dhe të denja për njerëzinmin janë: kundër urisë dhe sëmundjeve, pqëer zhvillimin e qëndrueshëm dhe
“Është e nevojshme që qytetarët myslimanë, hebrenj dhe krisitanë të gëzojnë të njejtat të drejta, por edhe detyra”, Kështu deklaroi Papa gjatë konferencës me Presidentin turk,duke shtuar se po të garantohen këto të drejta, do luftohet edhe terrorizmi.
Ndërsa  kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan e vuri theksin tek lufta e ISIS, e cila rrezikon të gjithë botën, sipas tij.
“Lufta në Siri dhe Irak është rrezik për mbarë botën, prandaj duhet të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit”.
Më tej, ai tha se “Shumë zona së Siri dhe Irak janë lënë pa mbrojtje”, ndërsa shtoi se, SHBA dhe Turqia janë aleate në këtë luftë të përbashkët. Sipas Erdogan duhet të bëhet gjithçka që të mbizotërojë paqja në tokën tonë.
Presidenti islamo-konservator turk, Erdogan u shpreh i shqetësuar, në takimin me papa Françeskun edhe për rritjen e shpejtë dhe serioze të islamofobisë duke u bërë thirrje të krishterëve dhe myslimanëve të luftojnë së bashku për ta frenuar.
“Paragjykime zhvillohen mes botës myslimane dhe të krishterë. Islamofobia është rritur ndjeshëm dhe në mënyrë të shpejtë. Ne duhet të punojmë së bashku kundër kërcënimeve që shfaqen në planetin tonë, intolerancës, racizmit dhe diskriminimeve”, deklaroi Erdogan pas një takimi me papa Françeskun në Ankara.
Presidenti turk, shprehu gjithashtu keqardhje për ”retorikën e dyfishtë” të komunitetit ndërkombëtar përsa i përket kërcënimit terrorist duke përmendur gjithashtu regjimin e presidentit sirian, Bachar al-Assad dhe Izraelin.
Turqia është vend me popullatë shumicë myslimane, por në aspektin kushtetues është shtet sekular.
Zyrtarët thonë se gjatë vizitës së Papës, në fokus do të jetë toleranca religjioze dhe luftimi i ekstremizmit.
Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur grupi militant, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, që janë afër kufijve jugorë të Turqisë.
Para disa ditësh, Papa Françesk tha se përderisa “është pothuajse e pamundshme” që të ketë dialog me kryengritësit e Shtetit Islamik, dyert për dialog nuk duhet të mbyllen.
“Jam i lumtur që po vizitoj Turqinë, është një vend me bukuri natyrale dhe historike. Është i rëndësishëm dialogu mes vendeve. Pikërisht kur ka dialog dhe mirëkuptim paqja vjen”.
Siaps tij edhe lufta kundër terrorizmit arrihet vetëm me tolerancë. Në këtë luftë, shtoi Ati i Shenjtë, Turqia ka përgjegjësi të mëdha për shkak të peshës që ka.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb