ROMË – Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përshëndetur ndjekësit e tij, duke u kujtuar vuajtjen e miliona njerëzve të pafajshëm. Në një mesazh në Twitter, Papa kërkon paqen e Zotit për të gjithë botën për 2015-ën.

“Sa njerëz të pafajshëm e sa fëmijë vuajnë në botë!”, shkruan Ati i Shenjtë në Twitter në Ditën Botërore të Paqes, që përkujtohet nga Kisha më 1 janar të çdo viti.

“Zot na dhuro paqen tënde”, është thirrja e Papa Françeskut në ditën e parë të vitit të ri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb