Kreu i Kishës Katolike Papa Fançesku do të vizitojë Malin e Zi vitin e ardhshëm.

Papa Françesku në takimin e sotëm me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç në Vatikan konfirmoi ardhjen e tij në Mal të Zi vitin e ardhshëm.

“Vizita e kreut të Kishës Katolike në vendin tonë ka rëndësi historike”, thuhet në kumtesën e qeverisë pas takimit të Markoviç me Papën.

Sipas kumtesës, Papa Françesku në takimin me Markoviç ka vlerësuar politikat që zhvillon Mali i Zi, për ekumenizmin, kulturën, ekologjinë dhe humanizimin në të gjitha sferat e marrëdhënieve shoqërore.

Kryeministri malazez Markoviç, përveç Papës, gjithashtu në Vatikan është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Kardianlin Peter Parolin. Sipas njoftimeve të mëparshme nga qeveria, Markoviç do të diskutojë me përfaqësuesit e Vatikanit rreth projektligjit për lirinë e fesë, i cili duhet të miratohet në Mal të Zi deri në fund të vitit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb