VATIKAN-Papa Françesku priti sot sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, në kuadër të një konference shkencore për mbrojtjen e mjedisit, organizuar në Vatikan, njoftoi shërbimi i shtypit të Selisë së Shenjtë.

“Ban Ki-moon dhe papa Françesku zhvilluan një takim privat për një gjysmë ore para fillimit të konferencës”, sipas Ciro Benedettini, zëvendësdrejtor i sallës së shtypit në Vatikan, i cili nuk ka dhënë detaje për temat e diskutuara.

“Papa Françesku dhe unë zhvilluam një bisedë shumë të gjerë dhe frytdhënëse”, theksoi Ban në hapje të konferencës “Mbrojtja e planetit”, organizuar nga Akademia papnore e Shkencave.

“Shkenca dhe feja nuk janë kundër për ndryshimet klimatike”, shtoi ai duke përshëndetur përpjekjet e papës dhe Kishës për të tërhequr vemendjen mbi nevojën urgjente përsa i përket promovimit të një zhvillimi afatgjatë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: