TIRANË

Papa Françesku me 7 maj do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa përmes një mesazhi ai deklaroi se këtë vizitë ia dedikon figurës së humanistes, Shenjtores, Nënë Tereza, e cila me shembullin dhe dashurinë e treguar për njerëzit, u kthye në ambasadoren më të mirë të shqiptarëve në të gjithë botën.

Këtë vizitë e ka përshëndetur edhe ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Tritan Shehu. Ai shkruan në rrjetin social “Facebook” se kjo vizitë dhe dedikimi i Papës për shenjtoren Nënë Tereza, është krenari dhe nder për të gjithë shqiptarët.

“Krenari e nder per ne shqiptaret kudo ku jetojme, Papa Francesco ja dedikon viziten e tij ne Maqedonine e Veriut Shqiptares se Madhe, krenarise sone kombetare, personalitetit me te shquar tone kombetar te Epokes Moderne, Shenjtores Nene Teresa”-shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb