ROME- Pas kthimit nga Turqia Papa Françesku u ka bërë thirrje klerikëve myslimanë që të dënojnë terrorizmin, për ta larguar stereotipin e lidhjes së fesë me dhunën.

Gjatë udhëtimit që ka bërë në Romë, Ati i Shenjtë tha se barazimi që disa i bëjnë islamit me dhunën është i gabuar dhe aq më pak islami nuk është terrorizëm.

Papa shtoi se e kupton mjaft mirë arsyen se përse myslimanët janë ndjerë të ofenduar nga kritikët në Perëndim që e lidhin fenë me dhunën.

“Për sa i përket islamofobisë, është e vërtetë që kur dikush sheh aktet terroriste, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në Afrikë, reagimi është që inatosen nëse ky është islami. Dhe shumë njerëz të këtij besimi ofendohen. Shumë prej tyre thonë që nuk jemi të tillë, sepse Kurani është libër i paqes. Është një libër profetik i paqes dhe terrorizmi nuk është islam”, tha Papa.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb