Papa Francesku i ka shprehur ngushëllimet, familjarëve të udhëtarëve, që gjetën vdekjen në aksidentin ajror në Alpet e Francës. Ai është bashkuar me zinë e tyre e lutet për të vdekurit, duke ia besuar mëshirës hyjnore, njoftoi Vatikani.

Ati i Shenjtë u shprehu afërsinë e tij të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi si dhe skuadrave të ndihmës, që vijojnë ndërhyrjen në një situatë të tillë tejet të vështirë duke iu lutur Zotit t’u japë të gjithëve forcë e ngushëllim.

Skuadrat e para të ndihmës, që arritën në vendin e aksidentit, flasin për një grumbull hekurishtesh, të ngatërruara me trupa të copëtuar njerëzish. Është fjala për vdekjen e 150 vetëve, 65 gjermanë, 45 spanjollë, disa turq, një klasë me nxënës të një liceu gjerman, 16 të rinj, që ktheheshin në shtëpi, pas një shkëmbimi përvoje me një shkollë spanjolle. Një kob i vërtetë, e quan Vatikani, që tronditi thellë Francën, Gjemaninë e Spanjën.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: