VATIKAN – Papa Francesco ka pritur të shtunën në Selinë e Shenjtë një transeksual spanjoll dhe të fejuarën e tij.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Hoy”, sipas së cilës transeksuali Diego Neria Lejarraga i kishte shkruar Atit të Shenjtë, për t’i treguar se pasi kishte ndryshuar gjininë ishte dëbuar nga Kisha e qytetit të tij Plasencia, në Spanjë.
Pas kësaj letre Papa i ka telefonuar dy herë 48-vjeçarit dhe më pas e ka ftuar atë në Vatikan.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: