Një ditë para finales së Kupës së Italisë, Papa Françesku priti në një takim futbollistët e Milanit dhe të Juventusit.

“Jini kampionë në sport, por mbi të gjitha kampionë në jetë”,-ishte mesazhi që kreu i Vatikanit dha për futbollistët.

Milani dhe Juventusi do të përballen mbrëmjen e së shtunës në finalen e Kupës së Italisë në “Olimpiko” të Romës. Bardhezinjtë kërkojnë një tjetër trofe pas shpalljes kampion në Serinë A, pak javë më parë, ndërsa kuqezinjtë shpresojnë në fitoren e një titulli që mund t’i jepte kuptim sezonit, pas rezultateve të dobëta në kampionat.

Gjithashtu, futbollistët i dhuruan Papës edhe fanellat e dy skuadrave finaliste.(panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb