Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4-5 feta bukë, 4 lgj gjalpë / vaj ulliri, 1 gotë ujë të ngrohtë / lëng mishi apo perimesh, 1-2 thelpinj hudhër, 100 gr gjizë ose djathë
Kripë, piper, Rigon, nenexhik.

Përgatitja

Në një tenxhere vendosim gjalpin të shkrihet dhe të aromatizohet. Pasi gjalpi të jetë shkrirë vendosim bukën të ndarë në copëza të vogla (kafshata) dhe e kaurdisim mirë të marrë pak ngjyrë. Më pas shtojmë pak kripë dhe pak ujë të ngrohtë (ose lëng mishi apo perimesh) dhe e lemë derisa buka ta përthithë plotësisht. Shtojmë më pas gjizën dhe hudhrat e grira në rende, piperin, rigonin dhe nenexhikun. E lemë 2-3 minuta në zjarr dhe më pas e servirim.

Shënim: Nëse dëshirojmë mund të mbajmë 1 lugë gjalpë të cilin në fund e shkrijmë me pak djathë dhe e hedhim mbi papare.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: