ATHINE– Përshendes mbledhjen e tretë të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi dhe këto takime ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve të të dy vendeve, theksoi presidenti i Republikës Greke, Karolos Papulias duke pritur në pallatin presidencial kryeministrin turk, Ahmet Davutglu.

Papulias theksoi gjithashtu nevojën e “forcimit të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare që duhet të karakterizojnë marrëdhëniet tona. Jemi fqinj dhe do të mbetemi fqinj, dhe prandaj do të duhet të jemi fqinj të mirë”.

Davutoglu iu përgjigj presidentit të republikës greke se kishte plotësisht të drejtë, se “mund të ndryshojë gjithçka, por vendndodhja gjeografike nuk mund të ndryshojë”.

”Dhe, lavdi zotit, që jemi fqinj, pasi ekzistojnë pak shembuj fqinjsh me karakteristika të përbashkëta kulturore dhe marrëdhënie të mira. Ju kisha ftuar në Turqi si ministër i jashtëm dhe tani, si kryeministër ju ftoj përsëri të vizitoni Turqinë”, deklaroi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.
(ma.ar/ANA-MPA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: