Ndoshta lajmi më i rëndësishëm në ndarjen e çmimit “Critics Choice”, ishte për rivalet e Hollywoodit, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston, pasi u takuan në të njëjtin vend pas gjashtë vitesh duke shmangur njëera-tjetrën.
“Entertainment Tonight” vendosi që t’i japë fund spekulimeve nga mediet e ndryshme, duke theksuar se ky lajm nuk do të thotë asgjë për Jennifer Anistonin.
Të dyja ishin të pranishme në tapetin e kuq për shkak të punës. Jennifer është nominuar për aktoren më të mirë, ndërsa Angelina për filmin “Unbroken”.
“Filmi i saj është i mirë dhe i shkëlqyer, mendoj se ka bërë një punë të madhe”, ka thënë Aniston për filmin e Angelinas.
“Mendoj se ka ardhur koha që të ndalemi së foluri në lidhje me këtë dhe të përqendrohemi në atë që ne krijojmë si aktore. Mjaft më me të kaluarën”, ka thënë Jennifer.
“Është e mërzitshme dhe diçka e kaluar, si një palë këpucë të vjetra prej lëkure. Le të blejmë tani një palë këpucë të reja shkëlqyese”, ka shtuar aktorja simpatike.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb