Supersfida e La Liga për këtë javë ka qenë padyshim përballja mes Atletiko vendas dhe Barcelonës. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar në barazim, i konfirmuar pas 90 minutash të djersitur mes palëve.

Ndonëse ishin blaugranat që dominonin lojën dhe kontrollin e topit, sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 72-të, kur Antoinne Griezmann shërbeu saktë nga këndi për Diego Costën dhe sulmuesi nuk fali, duke dërguar topin në rrjetë.

Barcelona u hodh e tëra në sulm dhe kërkoi me çdo kusht të gjente rrjetën, ndërsa Valverde aktivizoi edhe Malkom e Dembele. Pikërisht ky i fundit, i kritikuar gjatë kësaj jave për mënyrën se si sillej në fushe e jashtë saj, ishte ai i cili gjeti momentin e duhur për të mposhtur Oblak në minutën e 90 të ndeshjes, duke vulosur barazimin përfundimtar 1-1.
Me këtë rezultat, të dy skuadrat ndajnë nga një pikë dhe mbeten në krye të renditjes, me Barçën në kuotën e 25 pikëve dhe Atleticon në kuotën e 24 pikëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb