Elbasani dhe Pogradeci kanë ndarë nga një pikë midis tyre, teksa në sfidën e pasdites në “Elbasan Arena” kanë barazuar në shifrat 1 me 1.

Të parët kaluan në avantazh verdheblutë, me sulmuesin Klodian Nuri, i cili, i gjendur i lirë në zonë hodet si duhet dhe topi kalon portierin mik, duke e stampuar sferën në rrjetë.

Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, ndërsa në të dytën liqenorët intensifikojnë sulmet dhe shfaqen rrezikshëm në portën elbasanase, ndërkohë që në pjesën e parë i është anulluar një gol për pozicion jashtë loje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shifrat do të barazoheshin në të 87′, me Ivanin që i shpëton mbrojtjes vendase dhe i jep një pikë skuadrës së tij. Në fund të ndeshjes, tekniku i Pogradecit, Fetollari, ka ankesa për gjyqtarin Hoxha, pasi sipas tij, ishte favorizues ndaj ekipit vendas, Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb