Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-ët të Kategorisë Superiore, ku padyshim vëmendja më e madhe ishte përqëndruar në takimin Tirana-Kastrioti, një duel direkt për mbijetesën, por që pavarësisht rasteve të panumëërta për shënim nga të dyja ekipet, u mbyll me rrjeta të paprekura, duke e shtyrë për më tej duelin në distancë mes dy ekipeve. Tirana ngjitet në kuotën e 41 pikëve, dy ruajtur diferencën me dy pikë me skuadrën krutane.

Teuta Partizani
Teuta Partizani

Dueli për zonën Europiane ka dhuruar rezultate të parashikueshme. Partizani i shpallur kampion që një javë më parë, është mposhtur me rezultatin 2-0 në Durrës nga Teuta, teksa trajneri Gega kishte zgjedhur t’u jepte minuta lojtarëve më pak të aktivizuar, ndërsa ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë 19-vjeçari Ferati. Golat në këtë sfidë u shënuan nga Progni në minutën e 34-ët dhe nga Kallaku në minutën e 52-të, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Kuksi Korca
Kuksi Korca

Teuta ngjitet në vendin e 3-të me 54 pikë, një më pak sesa Kukësi, që nga ana e tij është befasuar në shtëpi nga Skënderbeu, me verilindorët që janë thyer me rezultatin e thellë 3-0 nga Skënderbeu. Korçarët e kanë arkivuar suksesin shumë shpejt, kur në minutën e 2-të kanë gjetur golin e avantazhit falë penalltisë së Gjergj Muzakës, për të dyfishuar më pas me Dejvi Bregun në minutën e 26-të. Në kohën shtesë, Marko Pervan ka realizuar golin e tretë të takimit, duke mbajtur gjallë shpresat e bardhekuqve për një vend në Europa League.

Laçi është dorëzuar në Vlorë përballë Flamurtarit, me ekipin e Ilir Dajës që triumfon me rezultatin minimal 1-0 pas golit të shënuar nga Idriz Batha në minutën e 26-të, fitore që e ngjit Flamurtarin në vendin e katërt dhe zbret në të pestin Laçin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb