Ishte e qartë që në kampionat do të ishte një tjetër muzikë, ishte e qartë që sfida ndërmjet Luftëtarit dhe Tiranës do të ishte një ndeshje e cila do të thoshte shumë në garën për mbijetesë. Mes dy ekipeve fitoi frika për të mos humbur, sigurisht që nga kjo transfertë Tirana doli më e fituar, mori një pikë jetike dhe arrin të mbaj larg Kastriotin, pikërisht nga ky barazim 1-1 më të humbur dolën krutanët. Luftëtari nuk arrin të bëj hapin e madh, nuk arrin të fitojë pikërisht ndeshjen që duhej fituar, në fund mund të jenë të kënaqur dhe më këtë pikë pasi bardheblutë i vendosën jo pak në vështirësi, fundja arrijnë të ruajnë diferencën prej 2 pikë me ekipin kryeqytetas.

Sfida nisi menjëherë me një rast për moviolë. Senatamu pengohet në zonë nga Demo me gjyqtarin Meta i cili akordon 11-metërsh. Më në fund pas shumë përpjekjeve, Tirana gjen qitësin e munguar, rigjen Edon Hasanin i cili tregohet i saktë nga pika e bardhe e penalltisë duke kaluar bardheblutë në avantazh. Me kalimin e minutave Luftëtari filloi të fitoj terren. Në të 13-ën, Dunga shërbehet në zonë por goditja e sulmuesit ishte qendrore dhe pa forcën e duhur për të bërë keq. Në pamundësi për të depërtuar në zonën e bardhebluve, Luftëtari provoi me goditje nga distanca. Hoxha vë në prove reflekset e Abibit i cili zgjatet duke devijuar në këndore. E pabesueshme se çfarë rasti shpërdoroi Sentamu në minutën e 27-të. Pas një aksioni të gjatë e më shumë pasime të Tiranës, Sentamu sheh ti vijë në kokë një top i artë i grushtuar nga Bakaj por gjuan keq duke lënë gjithçka të hapur në Gjirokastër. Në fundin e pjesës së parë të dy ekipet spostohen përpara në kërkim të golit, fillimisht Luftëtari e më pas Tirana me Oduamadin zbresin rrezikshëm por pa gjetur kuadratin.

Tirana 1
Tirana 1

Pjea e dytë në Gjirokastër nis në mënyrën më spektakolare të mundshme. Në tentativë për të krosuar në zonë, Donald Rrapo vë në jetë një gol me shumë fat por dhe shumë i bukur, një gol që rikthehen shumë shpejtë baraspeshën. Tirana fitoi më shumë metra në mesfushë duke zbritur më shpesh në zonën e Luftëtarit. Në minutën e 64-ët, Edon Hasani provoi me një goditje më kokë por Bakaj në pozicion priti pa shumë probleme. Kryeqytetasit ishin të pa fat në minutën e 71-të teksa Aleksi në përpjekje për të larguar topin për pak shkaktoi një autogol me sferën që u ndal në tranversë. Minutat e fundit të ndeshjes folën totalisht për bardheblutë, të cilët krijuan volum loje, raste për shënim por ishin të pa saktë në finalizim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb