LEZHË

Kryetari ende në detyrë i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj deklaroi sot se nuk do të bëjë asnjë rezistencë në lidhje me konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe betimin e Pjerin Ndreut. Ai tha se nuk do ta presë  Ndreun në zyrë, pasi sipas tij, procesi i 30 qershorit ishte thjesht një “farsë”. Betimi i kryetarit të ri dhe konstituimi i këshillit të bashkisë së  Lezhës pritet të mbahet ditën e nesërme.

“Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë”-tha Fran Frrokaj në një komunikatë për mediat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb