Prishtina e drejtuar nga Mirel Josa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë paraeliminatorë të “Europa League” kundër FC Europa të Gjibraltarit.

Fundi i pjesës së parë rezultoi jo pozitiv për skuadrën shqiptare të Kososvës e cila pësoi gol nga pika e bardhë e penalltisë të shkaktuar nga Dallku.

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte skuadër tjetër duke arritur menaxhojë thuajse gjithë 45 minutat.

Në minutën e 50-të ishte Meriton Korenica i cili barazoi në 1-1 pas një supergoli të shënuar nga goditja e dënimit. Deri në fund të takimit skuadra kosovare krijoi edhe disa raste tjera të mira për gol, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës duke e mbyllur në barazim.

Ky rezultat konsiderohet pozitiv për Prishtinën e cila më 5 korrik do zhvillojë takimin e kthimit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb