Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu është një prej të paktave politikane që ka takuar sot komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn në Tiranë.

“BalkanWeb” mëson se para takimit me liderin e opozitës Lulzim Basha, komisioneri Hahn ka takuar ish-ministren Majlinda Bregu.

‘BalkanWeb’ pyeti ish ministren Majlinda Bregu se për çfarë u bisedua nw takim dhe ajo deklaroi shkurt: “Për Shqipërinë, rajonin dhe Evropën”.

Bregu-Hahn

Ky takim zhvillohet në një kohë që Majlinda Bregu është kandidatura e Shqipërisë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Nëse zgjidhet, Bregu do të ushtrojë këtë detyrë pranë BE-së për dy vite, nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2021.

Gjatë vizitës në Tiranë, komisioneri Hahn u takua me krerët e shtetit dhe liderin e opozitës por jo me politikanë të tjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb