TIRANE- Dërgesat e emigrantëve u rritën me 6 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se remitancat për këtë periudhë shënuan vlerën e 166 milionë eurove,
Ndërsa si nëntë mujor, emigrantët kontribuan në ekonominë shqiptare me 464 milionë euro, shifër kjo 3% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas vitit 2015, remitancat kanë nisur një përtëritje të lehtë, pas rënies së ndjeshme në vitet e para të krizës ekonomike të Eurozonës.

Banka e Shqipërisë vlerëson se remitancat përdoren kryesisht për konsum, mjekim, arsim, por edhe për investime të pasuri të paluajtshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: