CEO i Tesla, Elon Musk reagoi ashpër në mediat sociale, duke sulmuar oficerët e Shërbimit Sekret të cilët janë përgjegjës për sigurinë e  Donald Trump.

Miliarderi kritikoi drejtoreshën e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle.

“Pra, përpara se të ishte në krye të mbrojtjes së Presidentit, ajo ruante qeset e patatinave Cheetos…”, shkroi Musk në X. Ai po komentonte në një postim në Twitter që shfaqte kredencialet e së kaluarës së Cheatle.

Deklaratat provokuese të miliarderit erdhën vetëm disa orë pasi ish-presidenti u qëllua në një tubim në Pensilvani.

Pas sulmit, Trump u pa i mbuluar me gjak ndërsa po shoqërohej nga skena nga shërbimet e sigurisë. Incidenti shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Shtetet e Bashkuara duke bërë që shumë njerëz të dënojnë kulturën e dhunës politike që po lufton me botën moderne.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb