Parada e anijeve në Senë, flaka olimpike nën një ballon, Lady Gaga dhe Celine Dion – Lojërat e 33 verore filluan me një festë spektakolare, të superlativave.

206 kombe në 85 anije, që me rreth 6.800 sportiste dhe sportistë nga 206 vendet pjesëmarrëse në komitetin Olimpik përshkuan rrugën gjashtë kilometra duke kaluar krah atraksioneve ikonike të Parisit si katedralja e sapo restauruar Notre-Dame, Louvre apo shehsi Place de la Concorde në drejtim të kullës Eiffel.

Pavarësisht shiut të vazhdueshëm rreth 320.000 spektatorët ndoqën plot entuziazëm spektaklin shumëngjyrësh. Spektakli me drita e muzikë u shoqërua nga performancat e artistëve: kërcimtarë, këngëtarë, akrobate që prezantuan shfaqjen e konceptuar nga regjisori francez i teatrit.

Gjatë garave olimpike organizatorët parashikojnë një numër mbi dhjetë milionë vizitorësh. Për zhvillimin e garave janë ëprcaktuar gjithsej 35 vende të ndryshme, garat kryesisht do të zhvillohen në Paris, por edhe disa disiplina të tjera në Lille, Marseille apo Lyon. Garat e sërfimit do të zhvillohen në Tahiti gati 10.000 maile larg Parisit. Në fund të garave olimpike verore në Paris nga 28 gushti deri më 8 shtator do të zhvillohen dhe Paralympics. Më 2028 olimpiada verore e radhës do të zhvillohet në. Ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore 2030 do të zhvillohen po në Francë./DW

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb