JERUZALEM- Të paktën 6 persona janë therur me thikë në një paradë të LGBT-së në Jerusalem nga një sulmues çifut, kanë cituar mediat lokale policinë izraelite.

Sipas policisë, që të 6 personat kanë marrë lëndime, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Sulmuesi, sipas mediave, duhet të jetë një çifut ultra-ortodoks, përcjellës i Judaizmit Haredi, që karakterizohet me refuzim të kulturës sekulare.

18-vjeçarja Zoe Schochet, e cila mori pjesë në këtë paradë, ishte duke biseduar me njërin prej viktimave kur sulmuesi i futi thikën në shpinë. “Ishte e frikshme shumë”, ka thënë ajo për Times of Israel, duke shtuar se sulmuesi ishte me mjekër dhe ishte i veshur zi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: