TIRANË

Deputetja demokrate ka komentuar mungesën e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ka publikuar përgjigjen refuzuese të Ministrit për Interpelancë për çështjen e studentëve. Përgjigja siç duket në foton e publikuar nga Vokshi ka ardhur nga “Paradhoma e Ministrit të Brendshëm”.

STATUSI I VOKSHIT
Kur “Paradhoma” nuk informon “Prapadhomën”
Ministri i Brendshëm #Lleshaj, në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, #refuzoi sot të paraqitej në Komisionin e Arsimit në një Dëgjesë Urgjente, për të raportuar për dhunën e ushtruar ndaj Studentëve nga Policia e Shtetit. Kërkesë kjo e bërë nga Deputetët e #Opozitës në Komision.
“Paradhoma” njoftoi që “prapadhoma” nuk vjen se ka gjëra më të rëndësishme se #Studentët apo të raportojë para Kuvendit.
“Paradhoma” si duket nuk e kishte informuar “Prapadhomën” që paraqitja para #Komisionit ishte e drejtë #Kushtetuese…
#Opozita dërgoi sot një kërkesë tjetër, Ministri Lleshaj duhet të paraqitet në Komision javën që vjen. #AKeniParëMaxhorancëQëBojkoton?

Vokshi Fb
Vokshi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb