Paraguaji

Presidenti i Paraguajit, Mario Abdo Benítez do të mbyllë ambasadën e vendit të tij në Karakas dhe do të tërheqë diplomatët, pas kërkesës së Maduros për një mandat tjetër në pushtet. Vende të tjera të Amerikës së Jugut u bashkuan ndaj dënimit të Maduros.

“Qeveria e Republikës së Paraguajit ka vendosur të prishë marrëdhëniet diplomatike me Venezuelën, të mbyllë ambasadën tonë atje dhe të tërheqë menjëherë personelin diplomatik”, tha ai.

Benitez shtoi se vendimi i tij nuk do të ndikojë në “angazhimet ndërkombëtare” të vendit ndaj shtetit të trazuar dhe shprehu solidaritet me popullin venezuelian.

Menjëherë pas njoftimit të Benitez, Peru ndoqi shembullin e tij, duke tërhequr diplomatin e tij të fundit nga Karakasi në shenjë proteste ndaj zgjedhjeve “të paligjshme” të Maduro. Qeveria e Perusë njoftoi gjithashtu se do të pengojë Maduro dhe 100 zyrtarë të tjerë të Venezuelës të hyjnë në vend.

Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri gjithashtu denoncoi Maduro, duke shkruar në Twitter se Venezuela është një “diktaturë”, udhëheqësi i së cilës “përpiqet të tallet me demokracinë”.

 BalkanWeb

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: