TIRANE

Libri më i ri në treg në sistemin financiar dhe ekonomik “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”, bëri bashkë pedagogë të fushës së ekonomisë dhe studentët në një diskutim shkencor të hapur dhe argumentues për rolin e saj në shoqëri dhe etapat e zhvillimit në Shqipëri.  Mbi librin e dy profesorëve, Prof.Dr  Aristotel Pano dhe Akademik Prof.Dr Anastas Angjeli, “ u  analizuan  vlerat e punimit ku eskpertët e fushës u ndjenë të lirë të diskutojnë me argumenta të zgjeruar.

Gjuha e  thjeshtë  dhe  e kuptueshme e përdorur në libër, mundëson një informacion të munguar më parë për këdo ndaj ky libër për Angjelin plotëson një hapësirë të munguar në arsimin shqiptar dhe që lë gjurmë për brezat e ardhshëm.

Libri u vlerësua nga një prej ekspertëve me të njohur të ekonomisë, Ardian Civici i cili u shpreh se “udhëtimi” në faqet e këtij libri është realist i pasur dhe i argumentuar, historik dhe shkencor, informues dhe i dobishëm, me bazë të fortë për fushën, temën dhe çështjet që trajton. Në diskutimin e tij, pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Tonin Kola nënvizoi vlerën që ka shpjegimi kronologjik për historinë e sistemeve monetare.

Profesori Alqi Naqellari bëri një analizë edhe më të detajuar të librit duke theksuar se libri është ndërtuar mbi një strukturë të saktë e të logjikshme duke shtjelluar edhe më në brendi vlerat e tij. Kjo tryeze u iniciua për ta replikuar dhe hapur diskutime shkencore edhe për libra të tjerë në fushën e ekonomisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb